Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës
Makina e djegur e përdorur për atentatin në lagjen Dobraç të Shkodrës
Makina tip “Range Rover” që u përdor në atentatin me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër, rezulton e vjedhur në Durrës. Policia ka mundur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.
Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes numrit të mbetur në shasinë e mjetit që u gjet i shkrumbuar terësisht në fshatin Golem të Shkodrës, sëbashku me dy automatikë të përdorur në ngjarje. Ky informacion ka zgjeruar hetimin e policisë dhe prokurorisë se Shkodrës, që po kryejnë veprime për të kuptuar nëse autorët e vjedhjes së automjetit kanë lidhje me ata të vrasjes.
Hetuesit po vijojnë gjithashtu kërkimet për këtë person që shfaqet në vendin e ngjarjes pranë trupave të viktimave Hamza Lici e Arlind Bushati. Ai dyshohet se ka qenë në makinë me viktimat, por nuk është identifikuar ende. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” me targa korate që u qëllua me 30 plumba nga atentatorët.
Grupi hetimor është në pritje të rikuperimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave rezultuan të koduara. Administrimi i tyre do ndihmonte hetuesit për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve, që dyshohet se kanë qenë për disa minuta në ndjekje të viktimave dhe i qëlluan për 300 metra në ecje.
Deri në këtë fazë, hakmarrja është pista kryesore e hetimit, për zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe kalimtares Flutura Basha dhe la të plagosur bashkëshortin e kësaj të fundit./ tv klan
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
77.3%
-
Jo
18.2%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 3208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Invalidët në Durrës dhe Elbasan: Jemi të përjashtuar nga shoqëria, s’ka rrugë për ne! Pensioni është i ulët, s’del për bukë e ilaçe!
3 Dhjetor, 15:07
-
Vodhi 4 lokale në Durrës, arrestohet 22 vjeçari
3 Dhjetor, 14:11
-
Dinamo i viziton në Shkodër, Thomas Brdaric: Të mbetemi të pamposhtur në shtëpi, Gurishta ka mbyllur vitin! Futemi në merkato
3 Dhjetor, 11:31
-
Shkodër, motër e vëlla i vunë tritol biznesmenit në derën e banesës dhe tek agjencia funerale, në kërkim 35-vjeçari, arrestohet e motra! Zbardhet motivi: Donin t'i merrnin para (EMRI)
3 Dhjetor, 10:38
-
Pukë/ Punëtori i vë aksidentalisht flakën servisit duke salduar! Digjet automjeti, plagoset edhe vetë
2 Dhjetor, 19:51
-
Kallashi e bën natë të paharrueshme, boksieri fiton dy tituj evropianë në Durrës: Po jetoj ëndrrën
2 Dhjetor, 13:49
-
VIDEO/ Punimet drejt fundit, ‘Tregu i Rusit’ në Shkodër hapet më 15 dhjetor
2 Dhjetor, 13:27
-
Durrës/ Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, 2 të arrestuar, 7 në hetim
2 Dhjetor, 11:32
-
Vlora e Shkodra çelin siparin e festave, ndizen dritat! Qytetet 'vishen' me dekorin festiv
1 Dhjetor, 19:29
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, plagosen drejtuesit e automjeteve
1 Dhjetor, 17:39
-
FOTOLAJM/ Bora zbardh edhe Parkun Kombëtar të Qafshtamës
1 Dhjetor, 11:58
-
Shisnin kanabis në qytetin e Durrësit, pranga dy të rinjve
1 Dhjetor, 11:52
Hetoni sa të doni por asgjë nuk keni për të zgjidhur, prokurori është me grupin B!!
PërgjigjuVriteni peokurorin qerojeni qenin