Një tjetër rast flagrant i drejtimit të mjetit është publikuar në mediat sociale. Në një video të filmuar pak muaj më parë në Shkodër, shihet një makinë duke ecur mbrapsht. Nuk dihet nëse makina po tërhiqet nga një makinë tjetër, por edhe ky veprim është në kundërshtim me zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor.
Mos respektimi i rregullave të Kodit Rrugor, është bërë shkak për shumë aksidente rrugore në vend, dhe ndonjëherë me pasoja tragjike për jetën. Policia rrugore tashmë prej disa javësh, po monitoron me dron, si dhe me mjete të tjera ndihmëse, shoferët e pabindur në rrugë, të cilët bëhen shkak për aksidentet, ku shumë prej tyre janë gjobitur.










Komente
Komento