ELBASAN - Një automjet tip Toyota fuoristradë me targa AA 247 FY, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 20 metra poshtë në afërsi të liqenit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit Çelik Peqini, 55 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e mjetit dhe lagështia e rrugës. Për pasojë, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.
Mësohet se viktima punonte si mësues në shkollën e mesme në fshatin Seferaj. Në momentin e aksidentit, 55 vjeçari po kthehej nga puna dhe po shkonte për në qytetin e Belshit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për të zbardhjen e plotë të aksidentit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com