Makina luksoze mbi trotuar, qëndrim mbi viza të bardha ...1350 raste shkeljesh vetëm në tre ditë

TIRANË- Shoferët vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat e qarkullimit edhe pse masat dhe monitorimi nga ana e policisë është shtuar. Në vetëm tre ditë ka pasur 1350 raste shkeljesh në Tiranë të konstatuara nga ana e policisë rrugore. Rastet e shkeljeve  janë burim  për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve apo qytetarëve.

Rastet kanë qenë pushim dhe qëndrim i gabuar kryesisht në trotuar,  në rrugë, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë apo pushim në viza të bardha. Këto raste kanë sjellë vështirësi për mjetet e tjera dhe për këmbësorët. Bazuar në këtë rritje shkeljesh është  shtuar ndjeshëm prezenca dhe fokusi i patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë