‘Makina luksoze, mijëra euro dhe banesa’, Prokuroria e Lushnjës konfiskon pasuritë e ‘Julit të Pashakos’ dhe dy personave të tjerë! Janë siguruar nga veprimtari kriminale

Prokuroria e Lushnjës ka konfiskuar pasuritë e tre personave. Dyshohet se Julian Sula, Demir Licka dhe Fatmir Abdurramani kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme.  Në njoftimin zrytar të dhënë nga prokuroria, bëhet me dije se hetimet ndaj tyre janë nisur në vitin 2021 dhe janë përfunduar në nëntor të këtij viti duke vendosur konfiskimin e pasurive të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të këtyre personave.

Julian Sula ose 'Juli i Pashakos' nuk është i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2019 ai ishte nën hetim për vrasjen e Zamir Latifit në 2017-tën ku shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Kurti. Në 2019-tën atij iu sekuestrua shuma prej 70 mijë eurosh dhe makina me vlerë 100 mijë eurosh. 

1.  Pasuritë e sekuestruara të Julian Sulës:

Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:

Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;

Pasuria e luajtshme automjet tip "Porsche Cayanne", në zotërim të shtetasit J.S.;

Apartament "Ap. C kati i IV" me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga "Vasil Kuqi", zk 8513.

2. Pasuritë e sekuestruara të Demir Lickës:

Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen "18 Tetor", qyteti Lushnjë;

Automjet tip "Volkswagen Passat" me shasi "EVEZZZ3CZ6E124723", në pronësi të shtetasit D.L.

3. Konfiskimi i pasurive të Fatmir Abdurramanit:

Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);

Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;

Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.

Ndërsa Fatmir Abdurramani mësohet se është dënuar më parë në Itali për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në korrik të këtij viti, prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe të të afërmve të tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Sekuestrimi i pasurive të tre personave në Lushnjë, mes tyre rivali i Aldo Bares, ‘Juli i Pashakos’ dhe një i dënuar për prostitucion në Itali

Mes personave të cilëve u sekuestrua pasuria nga prokuroria e Lushnjës ishte edhe Julian Sula i nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. I njohur ndryshe si ‘Juli i Pashakos’ ndaj tij ishte marrë edhe më parë vendimi i sekuestros në 2019-tën kur kur 42 vjeçari u hetua si i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik Hidos në 1 tetor.

Julian Sula njihet dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2018-tën, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. 

Ndërkohë Fatmir Abdurramani ëhstë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit. Dyshohet se të gjithë pasurinë e tij e ka ngritur nëpërmjet veprimtarisë kriminale në Itali.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 23/12/2022 08:39

    Kot show vazhdon buje ne media edhe asgje Po jeta vazhdon njekohesisht e pa shqetesuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja