Makina me eksploziv, Qeveria
e Kosovës dënon aktin terrorist

Makina me eksploziv, Qeveria<br />e Kosovës dënon aktin terrorist
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist, në veprim të cilin janë gjetur sasi të mëdha eksplozivi dhe është arrestuar një i dyshuar.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e saj, se do të bëj gjithçka në çdo moment për të siguruar jetën e qytetarëve të saj, dhe garantimin e sigurisë së vendit.

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës në pengimin e këtij veprimi terrorist, dhe bën thirrje në bashkëpunim të gjithmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet shumë e përkushtuar që Kosova të jetë vend i paqes dhe tolerancës, dhe kërkon nga organet përkatëse të hetojnë në tërësi këtë akt të dyshuar terrorist, dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.



Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian