Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të hënë, në kufirin greko-shqiptar, pasi nuk iu bind post-bllokut të policisë kufitare greke ndërsa në automjetin me të cilin po udhëtonte iu gjet një sasi prej më shumë se 122 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Mësohet se ngjarja është shënuar në Tiria, në rrugën Egnatia ku fillimisht mjeti është pikasuar nga policia dhe drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për tu largua dhe shpëtuar kontrollit të policisë. Më pas ai ka zbritur nga makina dhe ka vrapuar disa metra por shumë shpejt është kapur nga policia.
Nuk dihet ende identiteti i tij, por 22-vjecari rezulton person i kërkuar pasi sipas policisë ai ishte i dënuar edhe më parë në Janinë për trafik droge dhe shkelje te rregullave mbi emigrantët.
Brenda në mjet të arrestuarit shqiptar iu gjetën dhe sekuestruan 66 pako me 122 kg 150 gram marijuane, 45 euro dhe 2 celularë.