ELBASAN-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas.

Burime për Report TV bëjnë me dije se një makinë me targa greke ka përfunduar në kanal.

Për pasojë janë plagosur lehtë dy persona dhe një i tretë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjikal.

Për të nxjerrë të plagosurin është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

1612817720_elbasan2.jpeg

1612817732_elbasan3.jpeg