Një shqiptare ka humbur jetën në një aksident në autostradën A10, në Celle Ligure në Itali. Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë, ku Denada Nerjaku, 30, e cila jetonte në Vado Ligure, është përplasur me makinë e saj me një kamion të tonazhit të rëndë, që vinte në sens të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë ku makina me të cilën udhëtonte shqiptarja është rrotulluar dhe përplasur më pas me bordurat anësore të autostradës.
Shqiptarja u nxor nga mjeti i saj në gjendje të rënd dhe u transportuar me helikopter drejt spitalit, por mëngjesin e sotëm ka humbur jetën duke mos u mbijetuar dot plagëve.
Nuk dihen shkaqet e asindetit ndër grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të përplasjes që rezultoi fatale për shqiptaren.