Sarande- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vrinë, në bashkinë Konispol. Mësohet se një automjet me 2 turistë që vinte nga Greqia, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit të Sarandës. Në ndihmë të turistëve kanë ardhur edhe banorë të zonës, duke i nxjerrë nga uji.
Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53- vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34- vjeç nga Brazili.
Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar. Megjithatë të plagosurit raportohen se do të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Sipas informacioneve në të njëjtin aks ka pasur një kthesë që të çon te “Lundra” që duket se nuk është vënë re nga shoferi i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanalin e Butrintit.