Një automjet tip Renault është përfshirë pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i automjetit ka vërejtur tym në pjesën e motorit dhe ka ndalur makinën që më pas është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve, që kanë qenë si pasojë e një shkëndije elektrike.