Një makinë ka marrë flakë në ecje dhe ka dalë nga rruga në në afërsi të fshatit Gramsh në autostradën Rrogozhinë-Lushnje ku si pasojw kanë mbetur të plagosur babë e bir.

Sipas policisë si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Zjarrin në makinën tip Lancia 10 e kanë shuar familjarët e baneses që ndodhej pranë vendit të aksidentit.

"Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë - Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip "Lance" me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

Policia ndodhet në vendgjarje ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.