LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur Sakë. Një mjet me drejtues  B.T., ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës, T.D., 60 vjeç është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Policia njofton se grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.