DIBER – Dy persona rezultojnë të zhdukur pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në lumin Drin i Zi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kur Benz-i në fjalë ka dalë nga rruga në Urën e Topojanit, në Dibër, dhe ka përfunduar në lum.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga informacionet paraprake rezulton se shkak i daljes së automjetit nga rruga ka qenë shpejtësia e tij mbi normën. Benz-i drejtohej nga një 19-vjeçar i quajtur Mariglen Halili. Personi tjetër nuk është identifikuar ende. Për policinë që të dy rezultojnë të zhdukur.

(im/shqiptarja.com)