TIRANE - Një këmbësore ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, në qendër të Tiranës, kreh hotel “Tirana” të njohur si 15-katëshit, tek stacioni i autobusit të Tiranës së Re.

Pas ngjarjes, makina është larguar nga vendngjarja, ndërsa këmbësorja e plagosur është dërguar në spitalin Ushtarak.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)