LAÇ- Një 60-vjeçar është përplasur nga një makinë në aksin Lezhë-Laç. Aksidenti është regjistruar pasditen e sotme te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Gajushit” në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Këmbësori është përplasur nga një automjet, ndërsa kalonte rrugën, për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri Zef Pali u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake raportohet se ndërprerja e rrugës nga 60-vjeçari ka qenë edhe shkaku i aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com