Një automjet tip Benz është shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e së hënës në autostradën FierVlorë, pranë mbikalimit të Panajasë

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar, por siç shihen nga pamjet flakët kanë shkrumbuar automjetin.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, megjithatë hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

Ky aks rrugor është një nga më të frekuentuarit që lidh Fierin me Vlorën dhe ngjarja ka shkaktuar për pak kohë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.