Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen '10 korriku' në Vlorë.
Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Report Tv ka siguruar edhe pamje nga aksioni i zjarrfikëses që ka shmangur djegien totale të mjetit tip ‘Golf 4’.
Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti ka qenë i parkuar dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Komento