Ky është momenti i cili tregon se si drejtuesi i një mjeti u shpëtua nga kalimtarët, pasi makina e tij mori flakë.

Ngjarja ndodhi të enjten (18 prill) në një autostradë në Minesota, SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Pas devijimit nga rruga, makina goditi shtyllën elektrike dhe mori flakë.

Kalimtarët që po kalonin aty ndaluan për ta shpëtuar. Pasi thyen dritaren e krahut të shoferit e nxorën këtë të fundit  nga makina. Ata e dërguan në spital dhe fatmirësisht raportohet se shoferi nuk ka marrë lëndime serioze.