Pak para ndeshjes mes Kombetares shqiptare të Futbollit dhe Bjellorusisë, dy fëmijë të vegjël janë parë të veshur me fanella kuqezi, gati për të hyrë në stadiumin Air Albania.

Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, ata thanë se ishin të dashuruar me Kombëtaren, teksa bënë edhe parashikimin e tyre për ndeshjen e sotme.

“Do fitojmë. E ndjek shumë Kombëtaren. Rey Manaj më pëlqen më shumë. Jam tifoz shumë i madh për Shqipërinë. Dhe Rey Manaj, Kristjan Asllani dhe gjithë lojtarët e tjerë mua më pëlqejnë shumë, s’kam çfarë them. Pres të shënojë Rey Manaj ose Asllani”, tha një prej fëmijëve.

“E ndjek shumë Futbollin. Pres të shënojë Asllani. Do fitojmë 2-1”, tha fëmija tjetër.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë! Asllani rikuperohet nga dëmtimi, ja formacioni i mundshëm