Makina përfundoi në kanal dhe u përmbys, vdesin 4 të rinj në Itali! Mes tyre një shqiptar! Po ktheheshin në shtëpi

Makina përfundoi në kanal dhe u përmbys, vdesin 4 të rinj në Itali! Mes tyre një shqiptar! Po ktheheshin në shtëpi

Foto ilustruese

ITALI - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano (Treviso). Në makinën në të cilën ndodheshin katër djem, ka dalë nga rruga dhe të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy ishin 18-vjeçarë dhe dy 19-vjeçarë.

Ata po ktheheshin për në shtëpi rreth orës 02:30 pasi kishin dalë me njëri-tjetrin. Përplasja me pemën i mori jetën në mënyrë tragjike. Viktimat janë identifikuar si Daniele Da Re, Marco Da Re, të dy nga Caneva, Daniele Ortolan nga Orsago dhe Xhuliano Këllici me origjinë shqiptare, banues në Cordignano.

Katër djemtë po udhëtonin me një makinë të vogël tip ‘Volkswagen Polo’ e zezë. Menjëherë pasi kaluan Cordignano, një rrugë që lidh dy fshatrat Cordignano dhe Godega, kur makina bëri një kthesë në të majtë, doli nga rruga në të djathtë, duke u përmbysur në një kanal, përballë disa shtëpive.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën pasi dëgjuan zhurmën dhe dolën menjëherë për të parë se cfarë kishte ndodhur. Sapo mbërritën forcat zjarrfikëse, bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon