Një fëmijë 12 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi biçikleta me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në orën 15:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur ura e Bulgarecit.

12-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin rajonal të Korçës. Drejtuesi i mjetit 'Opel' është punonjës policie në komisariatin e Maliqit, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit.

Polici Dritan Lilollari duke drejtuar mjetin tip "Opel" është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.