Një 53 vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet tip “Benz” në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër.
53 vjeçarja, L.Z është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin 34 vjeçar A.Xh për veprime të mëtjeshme proceduriale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento