SARANDË-Një aksident i rëndë është shkaktuar si pasojë e përplasjes së një automjeti dhe një motoçiklete në rrethrrotullimin pranë spitalit në Sarandë.

Informacionet e para bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka të plagosur të cilët janë transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.