TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mesditën e sotme në hyrje të Unazës së Re në kryeqytet.

Një automjet ka përplasur një burrë rreth 45 vjeç me motor duke i shkaktuar disa plagë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i mjetit tip "Golf" ngjyre blu tërhoqi zvarrë për rreth 10 metra drejtuesin e motorit dhe më pas u largua pas aksidentit.

I plagosuri u dërgua me ambulancë në spital dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për gjetjen e shoferit të Golfit.   

aksidenti
(Drejtuesi i motorit pas aksidentit dhe motori i përplasur në hyrje të Unazës së Re)

aksidenti
(Motori i përplasur në Unazën e Re)

motori
(Foto nga vendngjarja)

foto

i plagosuri
(Momentet e transportimit të të plagosurit në ambulancë për në spital)


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)