Durrës - Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit ku një makinë ka përplasur një motor.

 Si pasojë e përplasjes motori ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i plagosur shoferi.

Ai është dërguar në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.