Një 59-vjeçar është plagosur rëndë dy ditë më parë në autostradën Levan-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur një automjet ka përplasur 59-vjeçarin Axhem Mërtiri dhe më pas është larguar.
 
Në media qarkulluan lajme se personi që drejtonte automjetin është një titullar i policisë së Gjirokastrës, por vetë i plagosuri tha se nuk mund t’a konfirmojë një gjë të tillë dhe se tashmë është në dorën e autoriteteve për të zbardhur ngjarjen.

"Deri tashi ne kemi kërkuar  që të gjendët, ne nuk e dimë ishte drejtori apo kush është. Ne kërkojmë autorin  ne nuk e dimë se kush është.
Ta gjej shtetit  se kush është. Që ka bërë atë shkelje, se me rregulloren  se me të tëra, nëse bëhët një aksident në vendngjarje makina duhet të qendroj dhe shoferi duhet të japë ndihmën e parë",
ka thënë i plagosuri .
 
59-vjeçari sapo kishte dalë nga dyqani i tij bashkë me të bijën, kur është përplasur teksa ecte në anë të rrugës, në hyrje të fshatit Lulzim. I plagosuri deklaroi se aksidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë se një dyqani që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ndërsa sipas tij, makina rezultoi se ishte me targa false.
 
I plagosuri në ambientet e spitalit ka rrëfyer aksidentin për mediat duke u shprehur se:
"Vajza ime është traumatizuar, vajza nuk ka marrë veten as sot,  është 28 vjeçe. Targën e makinës nuk e ka parë, pasi makina fluturoi. E kanë parë  njërëzit që është kthyer makina edhe kamera e sigurisë e ka kapur edhe kur ka ikur poshtë edhe kur ka ardhur sipër.
Kemi kërkuyar nëpër të gjithë degët e brendshme, por dihet se ajo është një targë false"
.
 
Aktualisht i dëmtuari ndodhet në sallën e reaminacionit të spitalit rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar drejtuesin e makinës.
 
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com