Sapo mbaroi punën në fasoneri, 'Fuoristrada' përplas për vdekje 56-vjeçarin, e tërheq disa metra zvarrë dhe largohet nga vendngjarja

BERAT- Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari, ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës në dalje të qytetit të Beratit.

56-vjeçari Artur Abazaj sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal dhe është përplasur nga një makinë Fuoristradë e zezë, e cila është larguar nga vendngjarja.

Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia e Beratit ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës, i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie.

Nga kamerat e sigurisë, që nuk kanë fushëpamje të vendit të aksidentit, por një kënd tjetër vihet re fuoriatrada e zezë që largohet me shpejtësi nga vendngjarja, 2 sekonda pasi ka goditur për vdekje 56-vjeçarin.

Edhe pse nëpërmjet kamerave të sigurisë nuk duket qartë tipi i mjetit dhe targat e tij, burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë duke punuar për zbardhjen e pamjeve dhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria