Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shpëton jetën e një qytetari që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Deputeti i PS ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai,bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga. Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


(Deputeti i PS, Balla duke i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit)
Makina që shkaktoi aksidentin
Policia po punon për identifikimin e automjetitdhe autorin që shkaktoi këtë aksident. Nuk është hera e parë që deputeti i Elbasanit shpëton jetë njerëzish. Gjatë dimrit që sapo kaluam ai ka kërkuar ndihmën e helikopterëve duke i dërguar ata në zonat më të thella ku i ka dhënë ndihmën shëndetësore mjaft sqytetarëve që kanë qenë të izoluar e nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi./Infoelbasani
Komente










Keto Jane show te BALLES interesante eshte se pantallonat J. Te Taulantit jane 150euro e barabarte me rrogen mujore te nje puntori
PërgjigjuO bisha pse te xhinset 150 euro te ketij e gjete te zbulish korupsionin?Po per makinen 140 mij euro te Mul Nokes pse sflet ti bisha