Berisha e akuzoi se përplasi këmbësorin në Elbasan, Balla: Je një plak i çmendur

Berisha e akuzoi se përplasi këmbësorin në Elbasan, Balla: Je një plak i çmendur

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shpëton jetën e një qytetari që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.

Deputeti i PS ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai,bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga. Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Por ish- kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një version tjetër të ngjarjes. Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar qyetarit dixhital, Berisha thotë se Balla është përfshirë vetë në aksident dhe po rregullon letrat të dalë i pafajshëm.

Statusi i plotë: 
Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb
“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe ragimi i Taulant Ballës me anë të një statusi në facebook, duke e akuzuar Berishën si të çmendur dhe si mund të shpifë deri në këtë pikë.

POSTIMI I TAULANT BALLËS:
Sali Berisha je nje plak i cmendur!

Je nje turp. Po aq turp eshte fakti per ne shqiptaret, qe ti ke qene President, Kryeminister dhe je akoma nje perfaqesues i populli.

O plak i cmendur! Si mund te shpifesh deri ne kete pike.

Sot kam bere detyren si nje qytetar i thjeshte. I kam dhene ndihme sadopak nje qytetari te aksidentuar nga nje makine, te cilen e drejtonte nje zonje, e cila ishte e tmerruar nga ajo qe i kish ndodhur. Ishte edhe ajo aty, bashke me nje djale te mitur. Jam i bindur qe Policia me pas ka bere procedurat me drejtuesen e mjetit te perfshire ne aksident.

Kam ndaluar sic ndaluan edhe plot njerez te tjere te zakonshem aty. Kam njoftuar Spitalin e Elbasanit dhe e kam ndjekur situaten e te aksidentuarit ne spital, sepse keshtu jam une. Jam interesuar me pas me Drejtoreshen e Spitalit per ta nisur per sherbim me te specializuar ne Tirane dhe jam me shume shprese qe nuk ka asnje rrezik per jeten.

Lexoje dhe njoftimin perkates te Policise se Shtetit: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”

Nje apo dy ore me pas, nje media online nga Elbasani kish nxjerre nje lajm, ndoshta dikush kish bere nje fotografi nga shume njerezit qe ishin aty, qe une i kisha dhene ndihme. Kaq.

Sali Berisha! Ti je nga ata qe vret dhe iken nga vendi i krimit. Me kete qe nxorre nga barku sonte, o gojeprishur, thjeshte me shtove bindjen se je nje i rrjedhur, qe nxjerr nga barku sa me shume balte sa ke mundesi.

Une nuk jam si ti, o Sali!
Ti nuk je as burre qe te kerkosh ndjese per kete shpifje te ulet.
Palo burrë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 05/05/2018 18:52

    Palo burre Saliu.Po a je burre kur te dhje*** dhe te pshurrin qente e rruges?

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 05/05/2018 18:50

    Dixhitali ket radhe i ka bere fekalet ne koke Plakut Mere.

    Përgjigju
  • Portal bajgë: 05/05/2018 15:10

    Hahahahahah, e menderosët tani fare hahahahaha

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/05/2018 09:20

    QENI plak sali haleja,tani qe nuk kafshon dot me vazhdon te L E H I. me zell te pa pare sepse po ju vu zinxhiri ne kolibe nuk do mundi me.

    Përgjigju
  • USA: 05/05/2018 09:03

    SALIU E DI MIRE ,SE KETO PUNE I KA BERE VET POR TANI PO I VJEN FUNDI QE TE SHKOJ NE GOP TE ASAJ QE E KA BERE PLERA

    Përgjigju
  • Vladimir: 05/05/2018 07:38

    Bravo Taulant per qytetarine e treguar por pse merresh me nje te rrjedhur per ti kthyer pergjigje pasi ai keshtu mendon qe eshte akoma i rendesishem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit