TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Fikasit në Mullet.

Policia e Tiranës njofton se shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet, shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.