Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Papër.

Sipas policisë makina që drejtohej nga O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.