Një 25-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në zonën La Secca në Itali. Shqiptari Endri Zaimi, ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur u përplas me një kamion , që i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. 25-vjeçari, babai i dy fëmijëve, udhëtonte me një makinë tip Volvo V50 dhe u përplas 'kokë më kokë' me kamionin, që udhëtonte në drejtim të kundërt me të.
Nuk dihen arsyet e aksidentit, por përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi makina është shkatërruar plotësisht dhe kishte ngecur nën kamionin. Ekipeve të shpëtimit u është dashur shumë kohë për të nxjerrë trupin , për shkak të shtypjes së madhe që kishte pësuar makina.
Shqiptari po ktheje në shtëpi pas turnit të natës, ku e priste gruaja dhe dy fëmijët e tij, por që fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë.