Një makinë është përplasur me motorin e policisë në Rinas duke lënë të plagosur një efektiv. Makina me drejtues M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, që drejtohej nga efektivi D. H., i cili ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në orën 18:20 te kthesa e Rinasit. Fatmirësisht gjendja e efektivit nuk është e rëndë, pasi ka marrë mjekimin ka lënë spitalin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento