Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në Golem të Kavajës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë Ardian Gjelapi, 52 vjeç.
Raportohet se 52 vjeçari ka ndërruar jetë pasi motori të cilin ai drejtonte është përplasur me një furgon.
Policia njofton se e plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjerja që ndodhej në moror, me iniciale L.Gj, e cila u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkakun e tij dhe për të zbardhur të plota rrethanat.
"Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Aksidenti në Golem, policia: Ndërroi jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti me vdekje i ndodhur pasditen e sotme në Golem ku ka ndërruar jetë Ardian Gjelapi.
E plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjerja L.Gj e cila u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.