Dy persona kanë mbetur të plagosur duke udhëtuar me motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës teksa bashkëshortet Sh. dhe Sania Dani janë përplasur nga një mjet tip Nisan me targa AA 441FN me drejtues shtetasin Sh. Davidhi.
Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë ambulanca dhe i ka transportuar të dy bashkëshortët në spital ku më rëndë është shtetasja Sanie Dani 50 vjeçe.
Më lehtë është situata e bashkëshortit por të dy janë nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjës. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka disiplinuar trafikun e rënduar.
Ekspertët e policisë po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të dalë në anën tjetër të rrugës kur është përplasur nga Nishani.