Një video e publikuar nga Departamenti i Policisë i Hurst, SHBA, ka kapur momentin kur një shtëpi shpërthen – dhe e “godet” një oficer policie.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur një veturë u përplas për një shtëpi, duke prerë linjën e gazit. Kjo e lejoi gazin për t’u shpërndarë brenda para shpërthimit.
Sipas mediave, policia shpëtoi një burrë, grua dhe një djalë të rritur nga shtëpia. Ata duhej ta nxirrnin gruan nga poshtë rrënojat, e cila thuhet se pësoi lëndime të rënda.
Sipas mediave, nga ky aksident, nga pesë të lënduarit, përfshirë edhe dy policë, tre prej tyre janë dërguar për trajtim në spital.









Komente
Komento