BERAT- Mrekullitë ekzistojnë dhe një prej tyre e ka përjetuar edhe një prej shoferëve në Poliçan. Teksa kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t'u bërë pjesë e pelegrinazhit të shenjtë, Roland Memetllari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një humnerë 15 m.
Ndonëse makina është rrokullisur disa herë, ai ka dalë gjallë nga aty dhe më pas ka bërtitur me të madhe: "Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut".
Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme, ku Memetllari banues në Patos të Fierit, po drejtonte makinën Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS teksa u përfshi në aksident rrugor, por që fatmirësisht nuk rezultoi me një fund tragjik.
haha po lale ai tka shpetu fiks
PërgjigjuO ti pallosh hec ma avash
PërgjigjuHa ha ha!! Ja ka fut me raki aty lart dhe i eshte dukur rruga drejt!!