Një përplasje e tmerrshme është kapur nga disa kamera mbikqyrëse në një autostradë të Buenos Aires-it në Argjentinë. ‘RT’ raporton se një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së njerkut të tij, një mjet tip “Volkswagen” teksa ecte në një mbikalim të autostradës me 170km/h.
Videoja dramatike tregon një makinë të bardhë e cila shkatërron barrierat ,brojtëse, fluturon në ajër dhe bie në tokë në rrugën e motorrëve “General Paz”. Gjithçka ndodhi në orët e para të premten në mëngjes. Në video shihet mjaft qartë se si utomjetet e tjera që po qarkullojnë në rrugë, frenojnë direkt pëe të shmangur grumbullimin e shumë makinave.
Adoleshenti Patricio Avila i cili po drejtonte automjetin ‘ Volkswagen Voyage’, mbijetoi me disa lëndime serioze. Njëra nga dëshmitaret Veronica, është shprehur e habitur se si ka mundësi që dikush të shpëtojë gjallë pas një aksidenti të tillë. Gruaja u shpreh për gazetën “Clarin se Avila”, se adoleshenti ishte mbuluar me gjak dhe kishte gjysmën e trupit të tij brenda veturës dhe gjysmën jashtë.
Komente









