PESHKOPI- Një makinë ka marrë flakë pasi është përpjekur të shmang një automjetë që i ka prerë rrugën nga ana e kundërt.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rruga e Grevës, 5 km larg qytetit të Peshkopisë sot pasdite.
Nga vendi i ngjarjes mësohet se nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i makinës që mori flakë, Gentian Mehmei 29 vjeç nga fshati Trepç.
Ai ka marrë fraktura në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marr ndihmë mjeksore.
Sipas informacioneve policore, makina tip ‘Benz” me targë angleze që vinte nga Peshkopia dyshohet se mund të kishte një defekt në sistemin elektrik, e për pasojë ka marrë flakë pasi u përplas në anë të rrugës për të shmangur aksidentin me automjetin që vinte nga krahu i kundërt i rrugës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com