Disa pamje janë publikuar në rrjetet sociale në lidhje me aksidentin e një dite më parë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Siç shihet edhe nga video shihet momenti kur makina, pasi godet nga pas automjetin para saj përfshihet nga flakët menjëherë.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk pati të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në baterinë e automjetit Ford, e ndjekur nga çarja e tubave të gazit që ka favorizuar përhapjen e flakëve.