Makinat e garave rally “Off Road”
mbërrijnë në Shkodër/VIDEO

Makinat e garave rally “Off Road”<br />mbërrijnë në Shkodër/VIDEO

Shkodër - Edhe në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur garat Rally “Off Road” ku marrin pjesë kryesisht pilotë nga Italia, por edhe Shqipëria. Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ai i cili në emër të bashkisë Shkodër i ka uruar mirëseardhjen ndërsa ka theksuar se këto aktivitete shërbejnë në zbulimin e perlave natyrore që gjenden në Veriun e Shqipërisë.

“Të jetë një mesazh i një bashkëpunimi dhe i një promovimi për territorin e Shkodrës. Ne ju urojmë në vazhdimësi ju të bëheni përcjellësit, të bëheni marketingu për qytetin e Shkodrës”, tha Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka.       
 
Ndërsa zvministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi i ka garantuar turistët se do të kënaqen me bukuritë e natyrës së metropolit verior e sidomos në zonën e Thethit.

“Ju doni të shkelni çdo cep të Shqipërisë që është e mrekullueshme. Duan të provojnë ushqimin karakteristik shqiptar, i jashtëzakonshëm”, u shpreh zv/ministri Nikoll Lesi.

Më pas ka qenë presidenti i automobilave, Niko Leka i cili është shprehur  entuziast për këtë rrugëtim nëpër vendet më të bukura të metropolit verior.

“Kjo është një etap shumë e bukur sepse përfshin qytetin e Shkodrës, që është një nga qytetet e veçanta në Shqipëri”, përfundoi Niko Leka.
 
Terreni i thyer malor si dhe natyra e virgjër, e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për t’u eksploruar nga të pasionuarit e garave “Rally”. Në mitingun ndërkombëtar “Off Road”, marrin pjesë pilotë kryesisht nga Italia por edhe Shqipëria, që për 8 ditë me radhë do t’i bien përqark Shqipërisë me makinat tip fuoristradë, të përshtatura posaçërisht për terrenet malore.

(v.gj/shqiotarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni