POGRADEC- Ditën e sotme në qytetin  e Pogradecit raportohet një ngjarje e pazakontë. Një dasmë tradicionale duket se ka tërhequr vëmendjen për faktin se nusja  është marrë me kamion.

Shpesh dëgjojmë për çifte që kurorëzojnë dashurinë e tyre me dasmë apo ceremoni të ndryshme, por rrallë dëgjojmë për detaje të tilla si për shembull: një kamion në ditën e dasmës.

Tingëllon çuditshëm pasi ajo çfarë dëgjojmë më shpesh janë shfaqja e makinave të shtrenjta  dhe luksoze në traditën e marrjes së nuses nga shtëpia e vajzërisë për te shtëpia e dhëndrit, por si duket çifti ka dashur të bëjë diçka ndryshe.