Personat e sigurisë të konçesionarit të Rinasit TIA, që ishin planifikuar për të garantuar mbrojtjen e dy furgonave të kompanisë “Nazeri 2000” ku ndodheshin miliona euro, kanë qëndruar indiferentë në veprimet e para kriminale të personave që kishin arritur të hynin në pistën e aeroportit. Megjithëse punonjësit e sigurisë së këtij aeroporti që ndodheshin në një makinë të vogël me ngjyrim me kuadrata dhe në një furgon i bardhë kanë konstatuar grabitësit ata nuk kanë bërë asnjë lëvizje për parandalimin e tyre, duke i lejuar t’i marrin të qetë thasët me euro. Mos reagimi i tyre mund të ketë ardhur edhe për shkak se punonjësit e sigurisë së brendshme të aeroportit nuk janë të paisur me armë zjari.
/Shqiptarja.com











