Makinat e vjedhura në Greqi, hynin lirshëm në Kakavijë, pezullohen 3 efektivë të doganës dhe polici i hetimit të krimeve në Korçë! Arrestohet 'trafikanti' (EMRAT)

Katër punonjës policie, 3 pranë pikës kufitare të Kapshticës një specialist për hetimin e krimeve në policinë e Korçës janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se kanë ndihmuar një person të trafikonte makina të vjedhura nga Greqia në Shqipëri.

Në pranga ka rënë dhe 32 vjeçari Maradona Cenolli i akuzuar si autori i këtij trafikimi.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan-Korçë njoftoi sot ekzekutimin e vendimeve të gjykatës së Korçës për:

- Inspektor Markelian Muarti , 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
- Inspektor Stelio Lushi, 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
- Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;
- Nënkomisar Mariglen Azisllari, 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

 AMP i akuzon për shpërdorim detyre 

"Nga hetimet e kryera nga AMP me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M.C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Po kështu është arritur të dokumentohet me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurave Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar" thuhet në njoftimin e sotëm të AMP-së

Ndaj Maradona Cenollit gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasin M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.Prokuroria e Korçës ka në dorë dosjen ndërsa hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi