Të gjithë ata që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre.
Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksiva elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.
“U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë: • Për periudhën 1 nëntor - 31 mars: Ora 18:00 - 22:00. • Për periudhën 1 prill – 31 tetor: Ora 19:00 - 23:00”, thuhet në vendimin e ERE.
Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike.
Komente












Nuk eshte gabim fare per mjetet elektrike sepse kuptimi ligjor eshte qe ti po kryen biznes ashtu nje biznes e paguan me shume energjine elektrike se nje konsumator familjar e njejta vlen edhe per taxi. Une mendoj se problematika do jete me e madhe nese do fillojne te kapen ku e ke karikuar dhe nese e karikon ne shtepi te te nderojne tarifikimin edhe te baneses kjo eshte cmenduri pastaj.
PërgjigjuKJO ESHTE SHUME GABIM...DUHET TE NXITET PERDORIMI I MAKINAVE ELEKTRIKE....
Përgjigju