Makinat elektrike, studimi i ERE: Kosto 9-11 herë më e ulët se ato me djegie

Makinat elektrike, studimi i ERE: Kosto 9-11 herë më e ulët se ato me djegie

Foto ilustruese

Theksi i shtuar për uljen e ndotjes në ambient, alternativave më të qëndrueshme në afatgjatë dhe rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike.

Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ane e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind por këto masa kanë një efekt të pamatur.

Pavarësisht kësaj panorama një studim i Entit Rregullator të Energjisë ka dalë në përfundimin se leverdishmëria e makinave elektrike mbetet e lartë në raport me ato me djegie. Enti ka analizuar në një tabelë tre modele mjetesh një elektrike, një me naftë dhe një me benzinë ku për një kilometër kostoja e asaj elektrike është 1.82 lekë, e asaj me benzinë 21.6lekë dhe asaj me naftë 16.45 lekë.

“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme. Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizon Enti.

Në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi” Enti është ndalur edhe tek kostot fillestare të blerjes së një mjeti. Për ato elektrike kostot rezultojnë më të larta por që falë subvencioneve që bëhen në botë nga qeveritë dhe kostoja e ulët mujore kthimi bëhet me shpejt sesa mjetet me djegie. Enti ka llogaritur që mesatarisht në një vit një individ të qarkullojë 10 mijë kilometra me mjet dhe në këtë hark kohor të ketë shpenzuar 1378 kilovat/orë. Në Shqipëri energjie në stacionet e karikimit ofrohet për 14 lekë çka do bënte që kostoja totale për këto 10 mijë kilometra të ishte 19 292 lekë apo 1600 lekë në muaj.

“Makinat elektrike kanë një kosto blerjeje më të lartë se makinat me djegie të brendshme, por nga ana tjetër arrin një kosto totale më të ulet se ajo e makinave tradicionale. Subvencionet janë një stimul i madh në kalimin tek një makinë elektrike, sebashku me taksat e makinës që mund të jenë të papërfillshme, siguracion dhe mirëmbajtje me çmime më të ulëta krahas makinës tradicionale. Vit pas viti, këto kosto vijojnë të jenë më të ulta krahasuar me kostot e makinave tradicionale, çka do të thotë që makinat elektrike fillojnë të paguajnë veten e tyre shumë përpara se te arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre”, thuhet në dokument.

I njëjti ka analizuar se numri i mjeteve elektrike mbetet i ulët dhe po kështu edhe i stacioneve të karikimit të cilat në gjithë vendin llogariten në 42 ku më shumë se gjysma e tyre në Tiranë./Monitor

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 04/10/2022 14:14

    Po cmimi i makines qe fillon nga 40mij euro e siper a llogaritet si kosto?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat