Makinat përplasen te kryqëzimi i Porcelanit, njëra përmbyset në rrugë! Pamjet e aksidentit në vendin e ngjarjes

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, ku dy makina janë përplasur mes tyre kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Porcelanit në rrugën Hoxha Tahsin në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm.

Dy makina një tip Ford me targa AA 745 AV dhe një mjet tip Volksëagen me targa AA 346 UU janë përfshirë në aksident dhe përplasja ka qenë e fortë, pasi mjeti tip Ford ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti apo nëse ka të plagosur.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledio: 05/07/2020 14:22

    Me sa po shoh ky eshte kryqezimi i Unazez me rrugen qe te çon tek porcelani Hoxha Tahsim. Aty ka semafore keshtu qe percaktohet lehte se kush ka qene kundravajtesi.

    Përgjigju
  • WTF: 05/07/2020 13:00

    Kryqzimi i Hoxha Tahsim me unazen, jo porcelani. Per te shkuar ne Porcelan nga aty duhet te kalosh pas xhomllikut, vorrit te bomit dhe pastaj je tek porcelani. S’ka gjo se te gjithe nga Tirona s’bohen dot.

    Përgjigju
  • jhv: 05/07/2020 10:40

    direkt prej gomarit e ne makine

    Përgjigju
  • Taksixhiu: 05/07/2020 08:57

    Me siguri kane qene te pire drejtuesit e ketyre mjeteve.

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 05/07/2020 09:21

      Duhen larguar kafshet nga rruga, se hajvani nuk pin alkol,, pra Jan thjesht hajvaner

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën