Rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës morën një tjetër pamje, teksa mes tyre parakaluan makina të rralla retro, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe të apasionuarve pas automobilizmit.

Në qytetin e gurtë mbërritën koleksionistë italianë, pjesëmarrës në “Gran Tour Albania”, të cilët sollën një ekspozitë të veçantë automjetesh klasike në zemër të Gjirokastrës.

Makinat retro dhe tingujt e iso-polifonisë krijuan një atmosferë të veçantë në mbrëmjen gjirokastrite.

Eventi vjen në një fillimtetori ku Gjirokastra vijon të presë një numër të lartë vizitorësh, ndërsa ndalesa e makinave retro i shtoi një tjetër atraksion qytetit gjatë sezonit të vjeshtës.

Aktiviteti u organizua nga Old Cars Club në bashkëpunim me DPSHTRR.