DURRES- Zbulohen disa rrjete që sillnin mjete motorike kontrabandë nga Italia dhe Greqia. Rasti i parë i përket portit të Durrësit, ku mjetet motorike ishin fshehur në trajlerin me targa AA 519 BY/AA R 261 që drejtohej nga Tom Mëhillaj. Gjatë kontrollit të trajlerit të firmës “Gjani Trans” në pronësi të Nikoll Gjonit, rezultoi se mes pemëve dekorative ishin fshehur edhe një sërë pajisjesh motorrike si një mjet motorrik bujqësor, një traktor me goma, një frezë përpunim toke, një motorcikletë, një makinë për prerje bari, multikultivator, pllaka shtrimi si dhe një oxhak dekorativ. Bashkë me shoferin u ndalua edhe pronari i mjetit. Ndërkaq, sipas “Yahoo”, 3 të rinj u kapën në Kestrinis Thesprotia me 3 biçikleta të vjedhura.

Vetëm një 18-vjeçar u arrestua, ndërsa pas ndalimeve të shpeshta, u zbulua se anëtarët e bandës hynë në mënyrë të paligjshme në Greqi, pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Në Igumenicë, ata dyshohet të jenë përgjegjës për të paktën 20 vjedhje motoçikletash që i shisnin ose i çmontonin, duke sjellë pjesët në Shqipëri. Ndërkaq, sipas së përditshmes “Proto Thema”, u kap një shqiptar 31-vjeçar, i cili kishte shkatërruar shtëpitë dhe fermat në zonën përreth Janinës, ku kishte “dobësi” për makineritë bujqësore, për të fituar të ardhura të mëdha, duke ua rishitur bashkatdhetarëve. Stacioni policor siguroi një urdhër për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku u gjetën dhjetëra makina, mjete dhe pajisje elektrike, posedimin e të cilave, nuk nuk mundi t’i justifikonte dhe u dërgua në Prokurorinë e Janinës. Banorët e grabitur tashmë po njohin mallrat e tyre.
 
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)